Rama: Merrem me art që 3-vjeç, sot artin tim e pëlqejnë më shumë pasi jam kryeministër – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Rama: Merrem me art që 3-vjeç, sot artin tim e pëlqejnë më shumë pasi jam kryeministër

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Amsterdam në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, foli për politikën, të ardhmen europiane, por edhe për pasionin e tij për artin.

Pjesë nga diskutimi:

Rama tha se ka filluar të merret me art që 3-vjeç. Ndërkohë i pyetur me batutë nga moderatori se sot e pëlqejnë për artin që bën se është kryeministër, Rama tha se kjo është e vërtetë.

Rama: Ka 20 vite që jam në politikën e ditës. Por po, jam marrë me art që 3-vjeç dhe jeta ime ka qenë e lidhur me pikturën, me artin. Mendova se kur vendosa të hyj në politikë, kjo do të mbaronte, por nuk mbaroi. Po bëj një lloj arti që po vlerësohet më shumë se kur nuk isha kryeministër.

Moderatori: Sepse jeni në pushtet dhe nuk thonë dot nuk ju pëlqen.

Rama: Po është edhe kjo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *