Rama: Me ekspertë turq dhe azerë do eksplorojmë mundësinë e një rafinerie të re – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Rama: Me ekspertë turq dhe azerë do eksplorojmë mundësinë e një rafinerie të re

Kryeministri Rama ka shpjeguar në një intervistë, detaje nga takimi i tij në Azerbajxhan. Rama tha ndër të tjera, se në projektet e rëndësishme të biseduara kanë qenë në fushën e energjitikës dhe turizimit. Ai tha se do të eksplorohet mundësia e ndërtimit të një rafinerie të re në vend.

“Kemi vendosur të nisim një proces për të fuqizuar marrëdhënien tonë bilaterale përmes energjisë dhe turizimit. Nga një anë do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikikim e Shqipërisë dhe hapi i parë është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-Adriatik. Nga ana tjetër kemi folur për t’u ulur ekspertët shqiptarë, turq dhe azerë për të eksploruar mundësinë e një rafinerie të re. Së shpejti në Tiranë do të kemi një takim sa takon projektit për gazsjellësin dhe më vonë për gazifikimin e Shqipërisë”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *