Rama mbledh vetë mbeturinat në Vlorë: Turistët s’mund të shohin këtë pamje, vetëm 3 minuta e ndajnë turpin nga …

Siç nuk e kemi parë ndonjëherë! Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një kalçeto publike sportiv publik në qytetin e Vlorës, ndërsa i është përveshur punës, ku ka pastruar ambientin që ishte mbushur me plehra. Ka qenë vetë Rama që ka postuar videon në fjalë, duke e shoqëruar me një mbishkrim; ‘Pa koment’.

Pasi mblodhi të gjitha mbeturinat e hedhura përtokë, Rama dha edhe një mesazh të qartë, duke shigjetuar kështu edhe Bashkinë e Vlorësdhe kryebashkiakun, Dritan Leli. Ai tha se është turp që turistët shqiptarë dhe të huaj të shohin mbeturina përtokë.

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.”, tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka pasur ‘përplasje’ në distancë me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Kjo gjë është parë edhe në mungesën publike të Lelit, gjatë vizitave të Ramës në qytetin bregdetar.

Të Fundit