“Rama kërkon perfitime personale, i paaftë te ndertoje siguri” Monika Kryemadhi: Të votojmë atë parti që mban fjalën!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me gratë e njësisë nr. 5 Tiranë.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se ai nuk di që të mbajë premtimet. Ajo pohoi se integrimi në BE ka ngecur, pasi vijojnë të shtohen kushtet. Kryemadhi tha se Rama rriti taksat dhe koston e jetesës.

Të rinjtë dhe të rejat janë një pjesë tepër e rëndësishme e gjithë jetës politike dhe asaj shoqërore të vendit, por ato që i japin ngjyrë dhe sharm janë gratë. Jo se unë jam grua vetë dhe mendoj se punoj më mirë se një burrë, por mendoj se përgjegjësia dhe angazhimi i gruas është i drejtpërdrejtë, sepse ka të bëjë me sub-koshiencën e saj, kujdesin që ajo ka për familjen, për fëmijët, për ambientin ku jetojnë dhe rriten fëmijët e saj. Kjo është arsyeja se përse angazhimi i grave në jetën politike do të ishte një nga gjërat kryesore që do të krijonte hapësira pa fund për shoqërinë shqiptare. Një grua në politikë, një grua në vendimmarrje është shumë e rëndësishme për gjithë shoqërinë, për shkak se vetë paqja dhe mirësia e gruas, që Zoti e ka bërë nënë, i jep edhe shumë instinkte të tjera për të përcjellë atë atmosferë pozitive për të cilën shoqëria ka nevojë. Unë ju falënderoj të gjithave ju që jeni sot këtu në këtë takim, edhe pse keni angazhimet tuaja, pasi për ne si LSI angazhimi i gruas është shumë i rëndësishëm. Për ne gruaja është guri i themelit të shoqërisë, guri i themelit të shtetit dhe mbi të gjitha është vazhdimësia. Pa gratë dhe vajzat tona të mrekullueshme ne do ta kishim të pamundur për të krijuar këtë LSI që ne kemi sot. Kështu që ne jemi shumë të fokusuar në programin tonë me pesë prioritetet tona që janë shumë të thjeshta dhe shumë të mundshme për tu realizuar. Nuk na ndajnë më shumë se 60 ditë tashmë nga zgjedhjet e 25 prillit, që është një datë shumë e rëndësishme për të përfshirë të gjithë qytetarët shqiptarë që të shkojnë të votojnë. Klajda që do të jetë në Qarkun e Tiranës, jo vetëm që ka eksperiencën, por ka edhe maturinë, edhe sharmin politik për të punuar më shumë me gratë, me vajzat. Ndaj mendoj që angazhimi i saj dhe i shumë grave e vajzave të tjera që ne kemi në LSI është i jashtëzakonshëm dhe kjo na bën ne që të ndihemi më pranë familjeve shqiptare. Edhe në këto kushte pandemie, në këto kushte shtetrrethimi gratë janë ato që depërtojnë aty ku nuk depërton as dielli.”, tha Kryemadhi. Mes të tjerash ajo deklaroi se Rama kerkon perfitime personale, duke shtuar se ai është i paaftë te ndertoje siguri.

Kryemadhi nënvizoi rëndësinë e grave në angazhimet politike. “Pa gratë është i pamundur krijimi i LSI qe eshte sot. 5 prioritetet tona janë te panegociueshme”, pohoi ajo.

Të Fundit