Rama / Infermierët na mësuan se hero të bën sakrifica. Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre!

TIRANË

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një mesazh për infermierët. Një mesazh mirënjohje në ditën e tyre, për të cilën Rama thotë se nuk ka qenë kurrë kaq ndërkombëtare. Sipas kryeministrit infermierët që kemi parë këto muaj si luftëtarë të pamposhtur me COVID-19 na mësuan se hero të bën sakrifica.

“MIRËMËNGJES?

Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre!
Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica.
Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri??
#RESPEKT?
#DitaNdërkombëtareeInfermierëve”, shkruan kryeministri Rama.

Të Fundit