Rama: I kërkova samitit të NATO-s që Kosova të ftohet menjëherë në… – Stop
Lajme, Të Gjitha

Rama: I kërkova samitit të NATO-s që Kosova të ftohet menjëherë në…

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se çfarë ka diskutuar me Presidentin e SHBA Joe Biden në samitin e Madridit.

Rama shkruan në rrjetet sociale se ka folur me Biden për marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa thotë se në NATO ka kërkuar që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

Kreu i qeverise ka vënë në dukje rreshtimin e Kosovës krah BE-së lidhur me agresionin rus në Ukrainë, edhe pse kjo e fundit nuk i njeh si shtet.

“Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA. Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh. Sot në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”,-shkruan Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *