Rama i drejtohet qytetarëve: Në 25 prill zgjidhni, reformën në drejtësi apo me Metën dhe koalicionin KÇK, PD-LSI

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me prezantimin e programit ‘Shëndetësia që duam’, ndërsa përmes një monologu sulmoi ashpër presidentin Ilir Meta.

Që në nisje të fjalës së tij, Rama tha se qytetarët shqiptarë më 25 prill do të duhet të zgjedhin që të jenë me drejtësinë apo me Ilir Metën.
Ne do të ngrejmë pas 25 prillit të gjithë argumentet për Shqipërinë e viteve që vijnë dhe planin e veprimit për 2021-2025. Ne nuk jemi një nga partitë në garë, por forca e qeverisjes sot dhe nesër.

Kjo fushatë nuk është për të ngritur në radhë premtimet tona, por mundësi për t’ju njohur me planin konkret. Dje thashë se 25 prilli është një udhëkryq për drejtësinë. Dhe në 25 prill sikundër na kanë ndihmuar që ta bëjë të qartë presidenti aktual që flet dhe në emër të atij presidenti më famëkeq të kësaj Republike, ju do të vendosni; me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësi apo me koalicionin ‘KÇK’, PD-LSI. 25 prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve. Në luftën e egër që zgjat prej 1 viti dhe që ka hyrë në fazën finale me vaksinimin, armën fituese, sëpatën me të cilën mund të presim hap pas hapi, goditje pas goditje zinxhirin e infektimeve.”, tha Rama.

Të Fundit