Rama i dorëzon flamurin ekipit olimpik: Pas Tokios flasim për programin

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama i dorëzoi në Pallatin e Brigadave flamurin kombëtar ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Rama vlerësoi përkushtimin e sportistëve, ndërsa tha se pasi të kthehen nga Tokio do të përgatitet programi me objektivat e mandatit të tretë të qeverisë për sportin.

“Është një emocion shumë i veçantë për pjesëmarrësit në Olimpiadë. Sikur ka thënë edhe krijuesi i Lojërave Olimpike, më e rëndësishme është që të marrësh pjesë. Shumë suksese, uroj që t’ja dilni në objektivat që keni dhe jeni të bindur që sido që të jetë rezultati nëse ju do të bëni gjithçka mundeni, e keni bërë detyrën dhe e keni kryer misionin. Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit në krye të KOKSH, për një arsye të thjeshtë dhe të rëndësishme se nuk kemi arritur dot ta motivojmë KOKSH-in për të qenë në lartësinë e misionit të vet, që të qëndrojë edhe pranë sportistëve elitarë, të përgatisë misionet sportive në Olimpiada apo kampionate, por misioni themelor është krijimi i lëvizjes olimpike dhe nuk mund të ketë lëvizje olimpike pa një ndërthurje të gjithë energjive dhe forcave. Pas Tokios do të ulemi me KOKSH për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri të mandatit të tretë në lidhje me sportin dhe prioritetin e prioriteteve që është sporti për fëmijët, për gjimnazet, për universitetet, për të dëgjuar nga të gjithë njerëzit me eksperiencë të padiskutueshme që ka në komitet por edhe përtej për të nisur një rrugëtim të përbashkët për ta ngritur lëvizjen olimpike shqiptare në një nivel më të qëndrueshëm në 4 vitet e ardhshme” tha Rama.

Të Fundit