Rama i bën thirrje biznesmenëve: S’ka më fitime për të ndërruar veturat apo blerë shtëpi tjetër

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me furnizuesit e ushqimeve, ku bëri të ditur se do të ngrihet një tjetër bord për administrimin e çmimit të shportës dhe nuk do të lejohen abuzimet me çmimet.

Rama paralajmëroi furnizuesit e ushqimeve se në këtë kohë krize duhet t’i harrojnë fitimet që kanë pasur deri më tani.

Sipas Ramës, bordi do të bëj të mundur vendosjen e çmimeve të njëjta për të gjithë njësoj dhe se fitimet e tyre do të jenë për të paguar punëtorët e tyre por jo për të ndërruar veturat apo të marrë shtëpi tjetër.

Nuk po kërkojmë asgjë që cenon palcën e biznesit tuaj. Të garantojmë vazhdimësi edhe për ju. Kështu që e vetmja gjë që duhet të ndani mendjen është se nuk keni për të fituar aq sa normalisht. Do merrni fitim aq sa për të paguar punëtorët po njësoj. Por më shumë se kaq për të ndërruar veturën apo për të marrë ndonjë shtëpi tjetër për momentin jo”,-tha Rama.

Të Fundit