“Rama fshihet pas fustanit të Elisës”, Spiropali-Bardhit: Keni frikë nga gratë

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali u përplas me deputetin demokrat, Gazment Bardhi i cili refuzoi që përgjigjet në interpelancën që kërkuan me kryeministri Edi Rama t’i marrë prej saj.

Spiropali tha se qëllimi i mazhorancës është që të japin përgjigje për të gjitha të pavërtetat që sipas saj ka ngritur opozita lidhur me kryeministrin Edi Rama.

“Sërish ju pyes zoti Bardhi: pse keni frikë nga gratë? Nuk ka rëndësi a vishem me fustan apo pantallona, nuk mund të lejojmë që të ngrini një shtjellë të tërë gënjeshtrash dhe në mos t’ju japim përgjigje. Po ju pyes: i doni apo jo përgjigjet. Këtë mund ta pres nga ata që kanë mbetur jashtë sot dhe bërtasin, nuk e pres nga ju që jeni në një farë mënyrë profesionistë”, tha Spiropali.

Të Fundit