Rama flet për vaksinën anti-Covid: Do të jetë falas për të gjithë, jo e detyrueshme për qytetarët

Gjatë daljes së sotme për mediat ku në fokus ishte ekonomia dhe buxheti për vitin e ardhshëm, Rama foli edhe mbi përballjen me pandeminë e Covid-19 që do të kërkojë financime masive. Kreu i qeverisë u ndal edhe te vaksina ndërsa u shpreh se ajo do të sigurohet falas për të gjithë, por nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët.

“Kemi një front jashtëzakonisht sfidues në luftën me armikun e padukshëm, dhe do na duhet të financojmë masivisht për të garantuar vaksinimin e qytetarëve falas, natyrisht jo me detyrim. Nuk bëhet fjalë për shifra të vogla”, u shpreh Rama.

Mandej kreu i qeverisë foli edhe për procesin e rindërtimit të objekteve pas dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

“Mbani parasysh që do vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit, deri kur familja e fundit në pritje të shtëpisë, të jetë kthyer në shtëpitë e re. Mbani parasysh shkollat, e keni parë që po ndërtohen, shkolla që janë pa asnjë dallim me shkollat Në Francë, Gjermani, Angli, pavarësisht ku ndodhen. Dhe nga ana tjetër mbani parasysh që ka edhe një sërë strukturash shëndetësore, duke filluar nga spitali i ri në Kurbin që do të rindërtohen”, vijoi kreu i qeverisë.

 

 

Të Fundit