Rama: Do të hapim shkollë për peshkim, kapitenët paguhen më shumë se ministrat

Teksa prezantoi buxhetin e vitit 2022 për peshkimin, kreu i qeverisë Edi Rama tha se do të hapet një shkollë profesionale për peshkim.

Rama ka deklaruar se shkolla profesionale do t’i  shërbejë industrisë dhe do të jetë e lidhur me praktikën duke garantuar specialistë në sektor. Sipas Ramës kështu do të krijohet gjenerata e re e kapitenëve shqiptarë.

“Na duhet një shkollë që të ndërtojmë shkollën profesionale në shërbim të industrisë dhe që të jetë e lidhur drejtpërdrejt me praktikën. Këtu është ideale 2 ditë anije tre ditë në klasë për
të krijuar gjithë gjeneratën e re të kapitenëve shqiptar e të teknikëve shqiptar. Duhet të përcaktojmë ku është vendi i duhur për shkollën dhe të fillojmë punën. Janë të lidhur më portet me kompanitë dhe fillojnë punën direkt. Do duhet që të transferohet në një brez tjetër. Duhet të kemi një gjeneratë të re ajo që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve.  Nuk mund të vazhdojmë kjo histori që gjithë ajo struktura drejtues teknike e flotës teknike të jenë turq e egjiptianë aq më tepër që pagat e kapitenëve janë më të larta se pagat e ministrave. Edhe për shkollën do të punojmë. Brenda vitit të ardhshëm duhet të hapim themelet,” deklaroi Rama.

Të Fundit