Rama/Do të hapen një sërë kantieresh në gjithë Shqipërinë që do të ofrojnë punësim – Stop
Të Gjitha

Rama/Do të hapen një sërë kantieresh në gjithë Shqipërinë që do të ofrojnë punësim

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit për HEC_in e Skavicës ka thënë se Shqipëria duhet të jetë optimiste për vitin tjetër.

Rama tha se do të hapen një sërë kantieresh në gjithë Shqipërinë që do të ofrojnë punësim dhe kjo do zhvillojë ekonominë.

Po ashtu kryeministri shpresoi që mos ketë një goditje të 3-të pas tërmetit apo pandemisë që të mos pezullojë kantierin e Skavicës që hapet vitin tjetër.

”Në vijimësi do kemi kantiere, një zinxhir të gjatë dhe të fortë punësimi. Së shpejti ministria që për hir të së vërtetës meriton respektin pasi është fokusuar për të na lajmëruar për fillimin e procedurës. Për aksin Milot- Fier, ku shpresojmë dhe besojmë që me rikthimin e normalitetit, edhe me procesin e pezulluar të aeroportit të Vlorës dhe shpresoj aty të kemi kantierin brenda vitit.
Duhet të jemi optimistë për vitin e ardhshëm. Vetëm adresimin e pasojave që përhapi armiku i padukshëm por edhe kapërcimin e parashikuar. Mundet që të fitojmë nga koha e humbur. Shpresoj që Skavica të jetë kantier vitin e ardhshëm dhe mos e dhëntë zoti ndonjë goditje e tretë. ”- tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *