Rama: Dibra do të jetë jastëku i gjelbër i metropolit të Shqipërisë, destinacion për miliona turistë

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Dibra me përfundimin e rrugës së Arbërit do të jetë jastëku i gjelbër i Tiranës.Rama thotë se mijëra apo miliona turistë do të vizitojnë Dibrën menjëherë pas daljes nga tunel i pandemisë.

Më tej ai thekson se maja që pretendon të arrijë Shqipëria është një ëndërr që e ka parë me sy hapur, madje edhe më e fortë edhe se kur stresi apo mërzia i kanë thënë ‘’ lëre këtë punë’’.

‘’Përshëndetje, dhe realisht pamjen që kam përpara do kishte qenë akoma më mirë sikur aty në fudn mos kishim mungesë distance, e kuptoj vështirësinë për të kontrolluar deri në metër të fundit këtë fushë e cila është e mbushur plot e për plot me ata që ishin parashikuar, edhe të tjerë donin të hynin.

Pa u zgjatur me këtë, shumë faleminderit të gjithëve. Të gjithë juve këtu sepse është moment shumë i bukur i një dite të bukur. Kam mundësi të shoh gjatë gjithë gjatësisë Rrugën e Arbërit, që është drejt përfundimit, por tani është aks i lidhur. U gjenda shumë shpejt si asnjëherë më parë në Mat e Burrel.

Një Dibër që do të jetë jastëku i gjelbër i metropolit të Shqipërisë. Nesër, pas pak vitesh do të shohim si mijëra njerëz do të nisen çdo ditë nga Tirana drejt Dibrës duke hyrë mes atij aksi të mrekullueshëm që zbulon një copë të panjohur të Shqipërisë, për të ardhur drejt Dibrës, për të shijuar mikpritjes. Dibra do të jetë destinacion turistik për dhjetëra mijëra, qindra mijëra, miliona turistë menjëherë pas daljes nga tuneli i pandemisë.

Ky është vizion që po jetësohet. Për këtë vizion, ne duhet të vazhdojmë së bashku me punë durim e këmbëngulje, e besim se Shqipëria e ardhmja jonë nuk është slogan, por ambicie dhe dëshira e çdo prindi, e çdo nëne. Që fëmijët kur të rriten mos jenë krenar vetëm për Shqipërinë, për rrënjët, por të jenë krenar për këtë shtëpi të përbashkët që t’iu garantojë të gjitha kushtet për gurin e rëndë në vendin e vet.

S’dua të flas për çfarë kemi bërë. Dua të flas për çfarë ne sot mund të bëjmë sepse kemi bërë çfarë kemi bërë deri këtu. S’jemi në buzë të greminës si në 2013, nuk kërcënohemi nga kolaps financiar, nuk jemi në errësirën në të cilën jetonim si një hije që na ndiqte nga pas, për shkak se gjysma e njerëzve, gjysma tjetër nuk paguanin energjinë. S’jemi në pikën që fëmijët hynin në një xhungël librash që që nuk mësonin asgjë. Spitalet pa batanije, e jo më ilaçe. Ne sot nuk jemi ende në majën për ku jemi nisru të ngjitemi. Ngjitja në majë është sot më e vështirë dhe duket akoma më e vështirë pasi nuk vijmë nga një periudhë e zakonshme. Jemi në fund të një periudhe që nuk e kishim përjetuar kurrë më parë. Po të na kishin treguar do na dukej si film fantastiko-shkencor, bie pandemia e të gjithë në shtëpi, s’ka avionë, makina etj. Jetojnë me ankthin se mund të humbnin nga dita në ditë.

Është një super stres që iu shtrua asaj që është ngarkesa e përditshme e çdo njeriu, që kërkon më shumë që do të mbërrijë më shumë. Sot ne jemi në fund të atij tuneli, drita në fund të tunelit po shkon drejt zmadhimit, si tuneli që duhet hapur. Dibranët e prisnin perj 100 vitesh për t’u lidhur me Tirana, jo si dy qytete, por dy pjesë të ndara, sot është mu aty, gati për t’u bërë pjesë e jetës së përditshme. Sot kur tuneli i pandemisë po shkon duke mbeur mbrapa, tani që ankthi ëpr jetën po largohet. Tani që buzëqeshin pasi vaksinohen, çfarë vjen mbrapa.

Sot dua t’ju tregoj me pak të dhëna se pse unë kam kaq shumë besim, pse kam bindjen që mandati i tretë momenti i një kapërcimi të madh, i një hapi të jashtëzakonshëm për t’u gjendur në nivel tjetër. Pse mandati i tretë është vendimtar drejt asaj maje që unë e kam parë si ëndërr me sy hapur, kur kam lënë emigracionin për Shqipërinë. E kam parë sa herë lodhja, stresi, edhe mërzia prej lloj-lloj arsyesh më ka thënë lëre këtë punë. Pse jam këtu, është sepse ajo majë që më nxjerr çdo ditë nga shtëpia është sot e mbërritshme.’’- tha Rama.

Të Fundit