Rama denoncon gjyqtaren: Duhet të thërritet nga SPAK, kanë grabitur njerëz

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot nismën e re të qeverisë, e quajtur Këshillim Kombëtar. Ai parashroi edhe një sër temash mbi të cilat do të marrë mendimet e qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Ndër të tjera ai denoncoi edhe një gjyqtare, e cila sipas tij ka tjetërsuar pronarin e një prone publike.

Rama tha se kjo gjyqtare dhe të gjithë të tjerët si ajo që japin vendime skandaloze kundër ligjit duhet të thirren nga SPAK sot dhe nesër dhe duhen pezulluar automatikisht.

“Një tjetër rast është tjetërsimi i pronës. Angazhohet qeveria për të ndërtuar qendrën kombëtare të fëmijëve me një teatër kukullash dhe skena teatrale për fëmijë, përcaktojmë vendin këtu te Garda e Republikës, marri të dhënat e pronës dhe është e shtetit bëjmë projektin i japim financimin dhe në moment të fundit që do fillojmë punën na del që një gjyqtare ka bërë sigurim padie mbi këtë pronë për një subjekt privat, që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet se kjo pronë është e tija. Kjo gjykatëse që jep këtë vendim një javë para se të kalojë vettingun. Kjo gjykatëse duhet të thirret nga SPAK sot dhe jo nesër dhe këta njerëz duhet të shkojnë para gjyqit se kanë grabitur njerëzit duke shitur e blerë të drejtat, por ka të tjerë ende që vijon në të bëjnë akte të tilla. Të shtyjmë para që këto të pezullohen automatikisht që marrin vendim që skandalizojnë të gjithë popullin“,-tha Rama.

Të Fundit