Rama “dënoi” gazetarin, Balla: Edhe Trump ia hiqte fjalën gazetarit të CNN

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat është pyetur nga gazetarët për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të “dënuar” gazetarin Klevi Muka për 3 muaj.

Nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se ky rast nuk ka të bëjë fare me lirinë e medias dhe se në Shqipëri ka të liri të medias.

Balla kujtoi edhe sjelljen e ish-presidentit Trump me gazetarët ku solli në vëmendje rastin kur ish-presidenti i hiqte fjalën gazetarit të CNN gjatë konferencës për shtyp.

“T’ju them të drejtën në Shqipëri ka liri mediash. Sepse fakti që kemi një diversitet kaq të madh nëse do t’i krahasonim sa outletesh mediatike kemi në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera, kemi më shumë. Të gjitha këto rekomandime të shihen në kuadër më të gjerë dhe rajonal. Ka ndodhur nga koha kur Donald Trump i kërkonte heqjen e fjalës së një gazetari të CNN në konferencë për shtyp. Të gjithë biem dakord që SHBA janë modeli më i mirë i lirisë së medias dhe demokracisë”,-tha Balla.

Të Fundit