Rama: Çdo vit do të ketë rritje page për mësuesit, objektivi ynë, rritje 40%

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushi në një aktivitet të mbajtur ditën e sotme po prezantojnë buxhetin e vitit 2022 për Ministrin e Arsimit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se për të gjithë mësuesit do të ketë rritje pagash me këtë buxhet të ri.

“Dua të theksoj se së pari në projekt/buxhetin e 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. Tanimë jemi të vetëdijshëm se sa shumë e impaktojnë jetën tonë dhe sa shumë ndërhyrjen në planet tona, ngjarje, që imponojnë ndryshim rrënjësor të tyre. Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e impaktit te familjeve të prekura dhe për buxhetin e vendit. jemi ende në kushtet e një pandemie që pati dhe ka akoma ndikimin e vetë, por ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat maksimale.

Nëse ky vit mbyllet përsëri me një rritje pagash për ju dhe nëse sot mesatarja bruto e paga neto e mësuesve është më e lartë. Edhe vitin e ardhshëm do të jetë i njëjtë dhe çdo vit tjetër.”, tha Rama.

Të Fundit