Rama batuta nga Bubqi: Kush nuk do problem me bravat, të bëhet socialist

Këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama është ndalur në Bubq, një nga fshatrat më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku po ndahen çelësat për 122 familje, të cilave u është rindërtuar banesa.

Gjatë fjalës së tij Rama, gjithashtu ironizoi situatën në Partinë Demokratike. Rama u shpreh se përplasja mes demokratëve nuk është problem i qeverisë, ndërsa shtoi se kushdo që ka problem me bravat le të kalojë në Partinë Socialiste.

  “Me shkollën e re një ndër 19 shkollat që janë ndërtuar dhe po ndërtohen të reja nga e para në bashkinë e Krujës, me ambiente kulturore për fëmijët dhe me hapësira që unë uroj dhe ju nxis që ti ktheni në hapësira të bukura dhe të gjelbëruara, pasi banesat nuk kanë vetëm kubaturën e mureve por edhe oborr. Nëse kujdeseni si duhet të gjitha këto oborre të gjelbëruar do e bëjë edhe më të bukur se kjo që shohim sot. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë, është dashur kohë dhe mes nesh sot dhe në momentin ku ra ajo fatkeqësi, hyri në mes pandemia që na detyroi të ngujohemi si kurrë më parë në shtëpitë tona. bllokoi shumë kompani dhe krijoi vonesë për mbylljen e këtij procesi. Ky proces nuk ngarkon familjes me asnjë qindarke për kredi sado te bute, por janë 100 % falas me titull pronësie në hipotekë ku secili mund të bëjë ç’të dojë. Vetëm kujdes bravat, ruhuni nga ndërrimi dhe bllokimi i bravave dhe nga çelësat. ky nuk është një program për socialistët por për shqiptarë që iu gjendëm pranë në një moment fatkeqësie. Për sa na takon të gjitha bravat janë të sigurta. Sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat nuk është probleme i qeverisë. Kushdo që nuk do të ketë problem me bravat lë të bëhet socialist. Megjithatë jam i sigurt se komshinjtë socialistë do i ndihmojnë fqinjët demokratë nëse u bllokohen bravat”, tha Rama.

Të Fundit