Rama: Ambicia jonë për mandatin e tretë, do sjellim në Shqipëri universitete me “nam”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ambicia e PS-së për mandatin e tretë të qeverisë është që të sjellin filialin e universitetit Teknologjik të Stambollit në Shqipëri.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët e Fierit, kreu i qeverisë theksoi se po punohet me SHBA për Akademinë Ushtarake

“Është me rëndësi që të shtojmë përpjekjet që t’i japim universiteteve tona cilësi. E shoh me shqetësim atë që po ndodh, pasi Universiteti ka marrë autonomi të madhe, dhe me këtë shfrytëzon në njërën anë lirin, dhe nuk respekton përgjegjësinë. Ambicia jonë në mandatin e tretë është që të sjellim këtu universitete që janë me ‘nam’, me reputacion, në vende të mëdha. Hapi i parë është ardhja e Universitetit teknologjik të Stambollit, që është një ndër universitetet më me nam në Europë. Po punojme me SHBA per akademine ushtarake”, tha Rama.

Të Fundit