Ralf Gjoni: Ata që do të vijnë, thjesht po rregullojnë krevatin, ishin treshe, do rifuten dyshe..

Deputetët e opozitë parlamentare të cilët janë tashmë në Kuvend  nuk kanë kursyer ironitë ditën e sotme për parlamentin e ri që do të mblidhet për herë të parë në shtator

Murrizi gjatë fjalës së tij i drejtohet Ralf Gjonit, teksa shprehet se ka mbetur edhe 1 seancë në 1 korrik dhe më pas shqitparët do të shpëtojnë nga deputetët që pranuan mandatet në 2019.

Ndër të tjera ai shkon se në shtator Kuvendi do të bëhet laborator shkencor, do të vijë ajka që do të shpikë vaksinën e do shkojnë në NASA.

‘’Ralf, kemi dhe një seancë, më 1 korrik, pastaj do të shpëtojnë shqiptarët nga ne, se këtu o z.Manja këtu do të jetë laborator shkencor, do të vijnë ajka, do të shpikin vaksinën, ata që do të shkojnë drejt NASA-s. Këtu do të ketë hajdut doganash, armësh, kontrabandistë. Ju faleminderit. ‘’- tha Murrizi.

Nga ana tjetër edhe Gjoni nuk i ka kursyer një replikë Murrizit.

Për të, deputët e rinj do të jenë kampionët e integrimit europian të Shqipërisë.

‘’Myslym, ata që do të vijnë, meqë ma përmende emrin, thjesht po rregullojnë krevatin, ishin treshe, do rifuten dyshe. Shumë e thjeshtë, çdo gjë thjeshtohet. Ne e prishëm krevatin përkohësisht. Këta do të jenë deputetët që do të hyjnë në parlament dhe do të jenë kampionet e integrimit. Si ata kampionët e drejtësisë. Që ta dinë gjithë shqiptarët e të shpresojnë edhe 30 edhe 45 vite të tjera. Kampionët vijnë nga krevati ku rrokullisen dy partitë. ‘’- tha Gjoni

Të Fundit