Qytetari ne gjyq/ Minerva grup i merr parate per punesim ne Gjermani-Stop-16 Shtator 2021

Dy qytetarë anonimë, i drejtohen “Minerva Grup” për punësim në Gjermani dhe paguajnë këstin e parë për këtë mundësi. Duhet të paguanin të dytin, por kishin frikë, pasi gjatë kësaj kohe ishin në proces gjyqsor, dhe gjykata I kishte dënuar me detyrim paraqitjeje 2 muaj.Nëpërmjet kameras së fshehtë, dy qytetarët i drejtohen kompanisë, ku punonjësja thotë, se nuk është përgjegjësi e saj, nëse ambasada refuzon vizën. Në një rast të tillë, kthehen vetëm gjysmat e parave.Pas qytetarëve, interesohet gazetarja e “Stop”, por përfaqësuesja e kompanisë thotë, se në momentin që qytetari ka qene ne proces gjyqesor, ajo e nuk e dinte vendimin e gjykatës.Pas ndërhyrjes së “Stop” qytetarët marrin të plotë shumë e tyre.

Të Fundit