“Qeveria Rama ka sot të gjithë të drejtën për të kërkuar një mandat të tretë”, ministrja Balluku: Nuk e kemi përfunduar misionin tonë .

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në Fier, në godinën e restauruar të DPSHTRR, nga ku iu përgjigj akuzave dhe kritikave politike se qeveria Rama po merret vetëm me godina dhe fasada.

Ministrja tha se ka ardhur koha që shqiptarët të mos marrin më patentat tek kafja e lagjes apo nëpër kioska 20 metra katrorë.

Balluku nënvizoi se qeveria Rama “ka sot të gjithë të drejtën për të kërkuar një mandat të tretë”, pasi sipas ministres, ka ende shumë punë për të bërë.

“Rëndësi ka rezultati që kemi në fund, e nisëm para 2 vitesh për të ndryshuar mentalitetin e punonjësve para së gjithash se ka rëndësi faktori human, ne mund të bëmë ndërtesa të bukura por burimet njerëzore nëse s’janë në nivelin e duhur, nëse nuk e ofrojnë shërbimin me përgjegjësi e përulësi kjo fasada s’do shërbente për asgjë.

Mundohen të na godasin duket thënë që po bëni ndërtesa e fasada,
por fasadat s’janë as luks e ekzagjërim.

Fakti që për 30 vite në tranzicion kemi qenë të detyruar të operonim në cadra e kioska s’na bën fajtor që sot po përmbushim edhe kushtet për të operuar si shtet evropian me ndërtesa e pse jo me fasada të bukura kur është mundësia.

Qytetari s’ka më pse futet në kioskë ku 20 m2 ishin kafe për t’i shërbyer deputetit të zonës e 20 m2 bëhej miting për të marrë patentën e për të paguar lekë nën banak.

Këto s’kanë asnjë lidhje me qeverinë Rama e drejtorët e funksionarët e tjerë që sot mundohen të performojnë në burime njerëzore që punojnë me vetëmohim.

Nuk e kemi përfunduar misionin tonë ndaj dhe sot qeveria Eama ka të gjithë të drejtën për të kërkuar një mandat të tretë, pra kemi shumë për të sistemuar e rregulluar, askuish s;duhet të tutet e mërzitet që të vihet nën presionin e thirrjeve politike se fasadat ti se ke bërë për shtëpinë tënde, por për qytetarët e Fierit që të futën në një ndërtesë që është e këndshme për të pritur 10 min të marrë shërbimin, askush se meriton me të futet ne kioska e ta marrë patentën nga kafja e lagjes. Vazhdoni punën pa u kompleksuar nga shigjetat politike që hidhen papushim mbi secilin nga ju”, tha Balluku.

Të Fundit