Qarkullonte me pistoletë në Vorë, arrestohet 36- vjeçari.

36- vjeçari Ermir Toro është arrestuar nga Policia e Vorës pasi u kap në automjet me një pistoletë dhe 7 fishekë.

Po ashtu me Toron udhëtonte edhe një person tjetër i cili u la i lirë dhe u arrestua vetëm 36- vjeçari si posedues i armës.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 36-vjeçari

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. T., 36 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij dhe gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 7 fishekë.

Në automjet udhëtonte edhe një shtetas tjetër si pasagjer, i cili në përfundim të veprimeve u la i lirë, ndërsa poseduesi i armës së zjarrit u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit  Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Të Fundit