“Punon për t’i ngulur thikën në kurriz qytetarëve”, Meta: Kryeministri i dështimeve në këto 10 vite nuk flet dot për to, por shpik faktorë – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Punon për t’i ngulur thikën në kurriz qytetarëve”, Meta: Kryeministri i dështimeve në këto 10 vite nuk flet dot për to, por shpik faktorë

TIRANË

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot në një dalje për mediat për krizën energjetike. Meta tha se Rama ka dështuar, duke numëruar sipas tij, ato që nuk janë bërë për energjinë.

Ai akuzoi kryeministrin se po punon për t’i ngulur thikën në kurriz qytetarëve dhe se rritja e çmimit të energjisë do të prekë konsumatorët.

“Sot gazifikimi i Shqipërisë në pikën zero me këtë kryeministër.
Dështim të plotë përbën mungesa e mbështetjes për instalimet e teknologjisë për prodhimin e energjisë nga burimet e diellit dhe të erës.
Dështim i plotë është modeli financiar i sistemit të energjisë elektrike si dhe administrimi i tij. Vlera e pa arkëtuar është mbi 600 mln euro. Dështim i plotë është mosoperimi dhe sot e kësaj dite i bursës shqiptare të energjisë elektrike.

Ajo duhet të ishte funksionale që në 2019. Dështim dhe vonesa mbi 5 vite në projektet e rëndësishme të sistemit të transmetimit.
Dështim i rëndë me impakt të drejtpërdrejt te qytetari dhe mosreduktimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Kryeministri i dështimeve në këto 10 vite sigurisht që nuk flet dot për to, por përpiqet të shpikë faktorë të tjerë dhe ndërkohë punon për t’ia ngulur thikën e gjithë kësaj krize që në themel ka dështimet e tij dhe korrupsionin e pamatë ta transferojë në kurriz të qytetarëve dhe duke mashtruar se nuk do prekë konsum familjarë. Jo, do i prekë seriozisht ata dhe biznesin dhe sipërmarrjet që do kenë riskun e falimentimit për shkak të rritjes së kostove të energjisë”, deklaroi Meta.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *