“Puna me njerëzit më e vështira në botë”, Erion Veliaj: Unë nuk ha gjoba, as nga trafikantët,as nga portalet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me punonjës dhe drejtues të Policisë Bashkiake.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka falënderuar punonjësit e policisë teksa theksoi se shantazhet me video që vijnë nga portale të ndryshme në lidhje punën e Policisë Bashkiake, janë gjoba për atë personalisht jo për uniformën e policit bashkiak.

Megjithatë Veliaj e ka konsideruar veten si një person që nuk ha gjoba as nga portalet dhe as nga trafikantët e drogës dhe se do të vijojë të kryej detyrën e tij deri në fund.

Ndërkohë që Veliaj ka thënë gjithashtu se që portalet të mos shkruajnë dhe të mos nxjerrin video, duhet t’i kënaqë siç bëjnë politikanë tjerë, por që ai nuk e konsideron të tillë.

“Puna me njerëzit është një nga punët më të vështira, puna më e vështirë në botë. Njëri thotë: “hip se të vrava”, tjetri thotë: “zbrit se të vrava”, tjetri thotë: “merrja lopën atij, jepja lopën këtij”. Është shumë e vështirë t’i kënaqësh të gjithë, por për sa kohë që ka zgjidhje të drejta dhe sa kohë i rrimë gërmës së ligjit dhe për sa kohë nuk impresionohemi nga gjobat e portaleve, unë e di fare mirë se ato janë gjoba për mua jo për ju, unë e di fare mirë që portalet mos të shkruajnë dhe mos të nxjerrin video, unë duhet të bëj atë që bëjnë dhe disa politikanë të tjerë që t’i kënaqi, por unë nuk ha gjobë as nga këta me portale as nga trafikanët e drogës.

Unë besoj se në finale do të shkruhet historia e qytetit, do të shkruhet kush është skuadra që e solli në bina dhe jo kush është skuadra që bëri pazarin e radhës dhe pagoi gjobën e radhës, vetëm të mos shahej. Unë e di fare mirë që mënyra që ne të mos shahemi është të mos bëjmë asgjë. Por nuk jemi këtu të mos bëjmë asnjë gjë, këtu jemi bërë ta bërë qytetin më të mirë. Për sa kohë njerëzit vijnë nga jashtë dhe thonë:”ç’është kjo Tiranë, është më e pastër, është më perëndimore”, duhet të bëjmë punë të vështira si kjo që kemi marrë përsipër, ndaj dhe ju shpreh falenderimet”, tha Veliaj në takim me policët bashkiak.

Të Fundit