Publikohet raporti: Qytetarët ankohen më shumë për Policinë e Rendit

Publikohet raporti i AMP për dy muajt e parë të vitit. Po hetohen dhe shkeljet e Policisë Rrugore

Patrullat e përgjithshme kryejnë më shumë shkelje sipas qytetarëve të cilët kryejnë ankesa pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ish-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Gjatë dy muajve të parë të vitit, bëhet e ditur se janë kryer 173 denoncime për këtë sektor, për mos veprime, për veprime arbitrare apo shpërdorim detyre. Pas punonjësve të rendit dhe sigurisë, ankesat më të shumta janë për Policinë Rrugore.

Gjatë kësaj periudhe, sipas qytetarëve kanë kryer shkelje 106 efektivë. Ankesat janë kryesisht për gjobëvënie të padrejtë dhe selektive, mos kryerje veprimesh në rast aksidentesh dhe të hetimit të krimeve me 77 të tilla. Në muajin e parë të vitit janë kryer 27 referime në prokurori për 40 punonjës të Policisë së Shtetit dhe dy  të Gardës së Republikës. 8 punonjës policie dhe dy të Gardës së Republikës u arrestuan me vendim gjykate, bashkë me 20 persona të tjerë.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë shpallur në kërkim dhe 5 persona të tjerë, mes tyre dy punonjës policie. Ndërkohë pranë AMP-së janë kryer 733 telefonata lidhur me punën e Policisë, Gardës dhe zjarrfikësve.

Klan News

Të Fundit