PS përjashton Berishën nga negociatat për presidentin e ri: Do të negociojmë me Alibeajn

Taulant Balla thotë se negociatat për Presidentin e ri do të zhvillohen me Enkelejd Alibeajn, si përfaqësues i PD, duke përjashtuar kështu Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit.

“Konsultimet me grupet parlamentare të opozitës, dhe do i propozonim këtu grupeve në një takim të martën pasdite, Alibeaj si kryetar i PD, Mesila Doda dhe Fatmir Mediun”, tha Balla

Teksa u pyet se pse nuk ka asnjë emër nga Komisioni i Rithemelimit, Balla nuk i kurseu ironitë duke thënë se nuk ka në Kuvend një grup të tillë parlamentar.

“Historikisht në Kuvendin e Shqipërisë ndodh të gjitha proceset që kanë ndodhur që nga 2002. Konsultimet janë brenda Kuvendit. Kushtetuta vetëm këto parasheh. Nuk di që në Kuvend të ketë një grup parlamentar. Si ishte Këshilli? Apo Komisioni i Rithemelimit. Nëse do kishte do ishte grupi i pestë nuk e njoh” tha Balla.

“E kemi të pamundur të parashikojmë gjendjen me opozitën. Të shohim çfarë ndodh se gjithçka është e mundur me ta.” tha Spiropali.

Sali Berisha ka deklaruar se ai dhe PD, nuk do të votojë asnjë emër të proppzuar nga Edi Rama.

Të Fundit