Protestuesit “Rama ik”, kryeministri: 5 bashki thanë “Rama rri” më 6 mars

Në një kohë kur qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve para zyrës së tij, Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim online me qytetarët.

Teksa komentoni thirrjet e protestuesve “Rama ik”, kreu i qeverisë tha se në zgjedhjet e 6 marsit qytetarët në pesë bashki i thanë “Rama rri”.

“Një protestë që po zhvillohet këtu poshtë, dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit…, por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditës popullit kur foli në 6 bashki tha 5 herë Rama rri. Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur reagimet e komentet tuaja në Facebook”, tha Rama.

Të Fundit