Protestë në Shkodër kundër rritjes së çmimeve, sindikatat: Pensionet janë qesharake

Një grup qytetarësh nga Shkodra protestuan ditën e sotme kundër rritjes së energjisë elektrike, ushqimeve si dhe për rritjen qesharake që cilësojnë ata të pensioneve.

Protesta u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë në sheshin para bashkisë Shkodër.

Protestuesit i kërkuan qeverisë që të marrë masa për uljen e çmimit të energjisë dhe të mos lejohet rritja e mëtejshme siç paralajmëroi kryeministri Rama si dhe uljen e çmimeve për ushqimet apo edhe rritjen dinjitoze të pensioneve.

Protestuesit edhe pse jo të shumtë në numër u shprehën se qytetarët nuk dalin nga frika ndërsa bënë thirrje që në protestat e ardhshme të jenë një numër shumë më i madh.

Protestuesit ishin me flamurin shqiptar dhe pankarta në duar. Protesta zgjati për 30 minuta në sheshin para bashkisë Shkodër.

Mes protestuesve ishin të moshuar pensionistë, sindikalistë, studentë, përfaqësues të biznesit të vogël, persona të trajtuar me ndihmë ekonomike si dhe qytetar të thjeshtë.

Të Fundit