Protesta të dhunshme në Francë kundër ligjit që “mbron” brutalitetin policor – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Protesta të dhunshme në Francë kundër ligjit që “mbron” brutalitetin policor

Nuk ka qetësi në Francë. Me dhjetëra protestues janë përplasur me policinë në kryeqytetin francez Paris në demonstrata të reja kundër një projektligji të diskutueshëm të sigurisë.

Policia përdori gaz lotsjellës pasi protestuesit me kapuç thyen vitrinat e dyqaneve dhe u vunë flakën disa automjeteve.

Policia e Parisit,  tha se rreth 500 protestues ishin të infiltruar për të shkaktuar kaos. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se 100 persona ishin arrestuar në të gjithë Francën, në protestat paralele në qytete të mëdha si Marsejë e Lion.

Gati 100 tubime ishin planifikuar në të gjithë vendin  gjatë të shtunës mbi projekt-ligjin që do të ndalonte publikimin e imazheve të oficerëve të policisë gjatë punës së tyre.

Kritikët  thonë se projektligji minon lirinë e shtypit për të dokumentuar brutalitetin e policisë.  Prej ditësh Franca është përfshirë  nga  protesta mbi projekt-ligjin, protesta që  u intensifikuan pasi u shfaqën pamjet e tre policëve të bardhë që abuzonin dhe rrihnin një person me ngjyrë.

Duke iu përgjigjur reagimit të ashpër, partia qeverisëse e Presidentit Emmanuel Macron tha javën e kaluar se pjesë të ligjit do të rishkruhen. Sidoqoftë, kjo nuk ka bërë sa duhet për të qetësuar kundërshtarët e saj. Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një intervistë the se  nuk mund të lejoj të thuhet se ne reduktojnë liritë në Francë. Është një gënjeshtër e madhe. Ne nuk jemi Hungari ose Turqi”, shtoi ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *