Protesta për traun në Divjakë, ministrja Kumbaro: Bëhet fjalë për një biletari elektronike

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro thotë se vendosja e traut në parkun e Divjakës është një keqkuptim sepse sipas saj bëhet fjalë për një biletë elektronike e cila aplikohet edhe në parqe të tjera.

“Një zallamahi e madhe ngrihet kot më kot, ndërkohë që bëhet fjalë për të shtuar siç kemi bërë në parkun kombëtar të Dajtit, në Lezhë, në Kune Vaine, në Syrin e Kaltër, një biletari elektronike me një biletë me një çmim fare modest që kushton më pak se sa një kafe, thjesht 50 Lekë të reja. Nuk bëhet fjalë as më shumë e as më pak por për një administrim të mirë të zonave të mbrojtura”, thotë ministrja Kumbaro.

Të Fundit