Protesta në Rinas, banorët ulen këmbëkryq në asfalt, bllokojnë rrugën

Sërish protestë në Rinas.

Tubimi vjen pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Banorët e zonës kanë bllokuar në shenjë proteste rrugën, duke u ulur në asfalt. Ata kërkojnë njëzëri që rruga të kthehet me dy sense lëvizje.

Të Fundit