Protesta e Berishës/ Furgona policie dhe autobote me ujë, policia në gatishmëri

Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha, policia ka marrë masa për të monitoruar tubimin por edhe për të parandaluar situata të ndryshme që mund të ndodhin.

Furgonë policie dhe autobote me ujë që përdoren për të shpërndarë protestuesit janë vënë në gatishmëri.

Ndërkohë theksojmë se para selisë së PD aktualisht nuk ka efektivë policie.

Rreth orës 12:00 pritet të nisë protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në oborrin e selisë së PD. Berisha dhe mbështetësit e tij kërkojnë që Basha të lirojë selinë e PD pas Referendumit të 18 Dhjetorit që votoi për shkarkimin e tij si kryetar i PD-së.

Ndërkohë dita e sotme për Lulzim Bashën do të jetë një ditë e zakonshme pune. Që në orët e para të mëngjesit ai ka shkuar në seli ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarët e degëve dhe më pas do mbledhë kryesinë e partisë.

Të Fundit