Protesta e banorëve të “5 Majit”, Rama hyn në Kuvend me nënë Lizën dhe dy përfaqësues të tjerë, do diskutojë për zgjidhjen e problemit – Stop
Lajme, Të Gjitha

Protesta e banorëve të “5 Majit”, Rama hyn në Kuvend me nënë Lizën dhe dy përfaqësues të tjerë, do diskutojë për zgjidhjen e problemit

Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorë të lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë janë mbledhur para Kuvendit, atje ku pritet të nisë edhe seanca plenare, ndërsa protestojnë për shembjen e banesave të tyre.

Shumë banesa në këtë zonë do të shemben, në kuadër të një projekti për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, por edhe nga projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Kjo nuk është hera e parë kur banorët protestojnë, pasi shprehen kundër shembjes së pronave të tyre. Ata kërkojnë që një përfaqësi e tyre të hyjë në parlament dhe të parashtrojë kërkesat e tyre. brenda këtij muaji do të shemben 12 objekte, duke e çuar në 27 numrin e banesave që shemben në këtë fazë. Aktualisht në protestë janë dhe forca të shumta policie.

Teksa policia ka kërkuar që qytetarët të largohen nga aty, banorët kanë debatuar me efektivët e policisë. E pranishme në protestë ëshjtë edhe nënë Liza, e cila ka kërkuar takim me kryeministrin. “Duam që të vijë kryeministri këtu. Nuk largohemi.”, dëgjohet teksa thotë e moshuara, ndërkohë që një polic i kërkon që të lirojnë rrugën.

Nuk zgjati shumë dhe makina e kryeministrit ndaloi para Kuvendit, ndërkohë Edi Rama ndaloi që të dëgjonte nga afër protestuesit. Kryeministri iu drejtua protestusve, duke ju thënë se tre prej tyre do të shkojnë në Kuvend me të për të folur për problematikat e banorëve.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *