Protesta e 8 janarit/ Seanca të ndara për mbështetësit e Bashës dhe Berishës, lirohen 34 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Masat ndaj tyre u dha në seanca të ndryshme, ku mbështetësit e Bashës dhe Berishës i mësuan të ndara.

Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.

Gjatë seancës Prokuroria kërkoi për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa për pesë të tjerë “Arrest shtëpie”, ndërsa gjykata vendosi për shumicën “Detyrim paraqitje” dhe për pjesën tjetër asnjë masë. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.

Të Fundit