Programi “Deputeti që duam”, Balla këshillon të rinjtë: Mbani marrëdhënien me zgjedhësit!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në kuadër të programit ‘Deputeti që duam’, iu dha një këshillë të rinjve dhe të rejave që kanë kandiduar për që qenë kandidat për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se të parët janë qytetarët që japin besim, ndërsa shtoi se ata duhet të mbajnë marrëdhënien e mirë me zgjedhësit.

“Prej 2005-ës kam pasur nderin që të jem përfaqësues i një zone të caktuar të Shqipërisë, për të cilën ruaj mirënjohjeje. Këshilla që do t’ju jepja të rinjve dhe të rejave është që marrëdhënien me të mirë mbajeni me zgjedhësit. Janë ta që ju kanë mbështetur, ju vëzhgojnë. Herën e parë qytetarët të japin besim. Herën e dytë apo të tretë është radha juaj që t’ju jepni besim. Një ditë u përzgjodha unë të isha pjesë të kësaj partie, dhe sot iniciuam këtë proces.”, tha Balla, ndërsa theksoi se kandidaturat kanë qenë të shumta. Sipas tij, pjesëmarrja në këtë program ka qenë e shumtë.

Të Fundit