Prodhuan ilegalisht 11 milionë veshje antivcovid në Shqipëri për t’i çuar në Itali, sekuestrohen 43 milionë euro pasuri – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Prodhuan ilegalisht 11 milionë veshje antivcovid në Shqipëri për t’i çuar në Itali, sekuestrohen 43 milionë euro pasuri

Njëmbëdhjetë milionë veshje shëndetësore anticovid janë prodhuar ilegalisht në Shqipëri dhe kanë furnizuar sektorin italian.

Mediat fqinje shkruajnë se dy vëllezër, ishin përgjegjësit e grupit me seli në Romë, i cili në nëntor të 2020 kishte fituar tenderin nga komisari i jashtëzakonshëm për emergjencën pandemike në Itali, për prodhimin e 11 milionë veshjesh një përdorimshe shëndetësore anti Covid.

Ata kanë përfunduar në burg me akuzën e mashtrimit dhe përvetësimin në furnizime publike.

Sipas gjyqtarit hetues të Gjykatës së Pratos, i cili urdhëroi arrestimin e tyre, dy vëllezërit ishin “pronarët aktualë” të Konsorciumit Gap, me qendër në Romë.

Janë 32 persona të vënë nën hetim dhe këtij konsorciumi i janë sekuestruar rreth 43.2 milionë euro pasuri.

Sipas rikonstruksionit të bërë nga Prokuroria Publike, veshjet prodhoheshin me pëlhura të tjera ndryshe nga ato të certifikuara” dhe, megjithëse Konsorciumi Gap ishte i lidhur kontraktualisht me Made in Italy, ata i kishin prodhuar në Shqipëri.

Përpara importimit të tyre në Itali, u hiqnin etiketat, për të mos pasur dijeni për shkeljen e kontratës.

1,918,000 fanella përfunduan në ASL Roma 2, me çmimin 6, 10 euro secila.

Nga e-mailet e sekuestruara nga policia doli se të gjitha komunikimet më të rëndësishme (si p.sh. oferta dërguar Invitalia ” për dhënien e kontratës) ishin përcjellë në llogaritë personale të vëllezërve.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *