Probleme me zemrën, Klosi vijon e shtruar në spital. Prokuroria gati kërkesën për…

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-zyrtaren Alda Klosi pritet të zhvillohet ditën e marten. Prokuroria pritet të dorezojë sot kërkesën në gjykatë, ku pritet të kërkojë masën e Arrestit me burg.

Ish-zyrtarja mbahet ende në spital për shkak të problemeve shendetësore me zemrën. Ende nuk është përcaktuar nëse masa e arrestit do të jepet në gjykatë apo në spital.

Alda Klosi është pronarja e banesës, në të cilën sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi grabitën një shumë rreth 120 mijë euro.

Vjedhja në banesën e ish-zyrtares së lartë ndodhi më 15 dhjetor të vitit 2022.

Pas raportimin në polici të vjedhjes dhe kontrolleve të kryera në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat dyshohet gjithashtu se janë vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi.

Ka qenë vetë Klosi ajo që ka bërë denoncimin në polici, teksa ka pretenduar se paratë ishin të një personi të afërt të saj i cili do të kurohej për një sëmundje të rëndë.

Vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri. Ajo së bashku me të birin pasi kanë vjedhur shumën e parave kanë bërë rrëmujë në dhomën e gjumit për të humbur gjurmët.

E gjitha u bë me qëllimin e inskenimit të një skeme sikur banesa kishte rënë pre e grabitjes nga autorë të tjerë.

Ende nuk është arritur të provohet se kujt i përket shuma prej 405 mijë euro dhe 8500 dollarë të cilat u gjetën në tubin e aspirimit në banesën e sanitares Dobi.

Të Fundit