Prishjet e banesave në Paskuqan, Balluku: Askush s’do ngelë në rrugë

Në një dalje për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se projekti i zgjerimit të Uanzës së Re është i vitit ’86.

Për familjet e prekura Balluku është shprehur se nuk do ngelë askush në rrugë qoftë të legalizuarit qoftë të palegalizuar. Ajo theksoi se nuk bëhet fjalë për 100 banesa por për 654 banesa një pjese të cilat janë të legalizuara dhe do trajtohen sipas ligjit, ndërsa për të palegalizuarit qeveria po punon për një instrument për t’i akomoduar.

“Nuk ka devijim. Është projekt i vitit ’86, ka qenë draft, një ide-projekt quhet nga inxhinierët e ARRSH. Të gjithë banorët e Paskuqanit apo të zonës verilindore nuk kanë kontakt të veçantë me qeverinë. Qeveria nuk e ka ndryshuar ndonjëherë gjurmën për të favorizuar dikë apo mos favorizuar dikë. Për sa i përket programit me shumë të drejtë banorët kanë pyetje dhe këto pyetje do të marrin përgjigje nga aktet ligjore që do kalojnë në Këshillin e Ministrave për t’i akomoduar. Nuk do ngelë askush në rrugë qoftë të legalizuarit qoftë të palegalizuar. Nuk bëhet fjalë për 100 banesa por për 654 banesa një pjese të cilat janë të legalizuara dhe do trajtohen sipas ligjit. Për të palegalizuarit po punojmë për një instrument për t’i akomoduar”, tha Balluku.

Të Fundit