Presim 3 mijë afganë/Rama:Edhe ne për Italinë ishim afganë para pak kohësh

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për një media italaine, në lidhje me ardhjen e refugjatëve në Shqipëri.

Teksa ka theksuar qëndrimin e tij se mirëpritjen e njerzve në nevojë na i imponon historia, kreu i qeverisë thotë se Shqipëria do të mirëpresë rreth 2-3 mijë afganë.

“Historia jonë na e imponon këtë gjë”, ka thënë Rama. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”, thotë Rama.

Më tej ai thekson: “Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”.

Të Fundit