Presidenti Meta: Përzgjedhje e qëllimshme e kutive për të demoralizuar rivalët

Teksa rezultatet paraprake të votimeve tregojnë se Partia Socialiste po kryeson ka reaguar Presidenti, Ilir Meta.

Në një status në rrjetet sociale, Meta shkruan se numëruesit nuk duhet të  përzgjedhin qëllimisht kutitë e numërimit me qëllim demoralizimin e rivaleve.

Më tej ai bën apel se të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve. Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”, shkruan Meta.

Të Fundit