Presidenti Meta: 4 protestuesit e 21 janarit i ka vrarë Edi Rama dhe Lulzim Basha

Presidenti Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha për vrasjen e katër protestuesve të 21 janarit.

“4 protestuesit e vrarë më 21 janar i ka vrarë Edi Rama dhe Lulzim Basha”, u shpreh Presidenti.

Meta tha në një intervistë televizive se është informuar paraprakisht që në protestën e paralajmëruar të 21 janarit do të kryheshin vrasje.

“Në mëngjes më bie zilja te shtëpia ku rrija në Bllok. Vjen lajmi nga miqtë e mi të vjetër, nga jashtë. Më thotë vlerësoje këtë situatë se planifikohet se do të bëhen vrasje”, u shpreh Meta.

Meta tha se pas marrjes së këtij informacioni, lajmëroi Berishën se Rama dhe Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.

“Shkova te Berisha dhe i thashë se duhet t’i kërkojmë prokurorisë ta ndjekim këtë çështje sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë”, tha Meta.

Presidenti tha se i ka dërguar paraprakisht informacione me letër zyrtare si LSI Bashës, Policisë, Shërbimit Informativ dhe ata janë përgjigjur se i kanë marrë masat.

Të Fundit