Presidenti kroat: Lufta e Tretë Botërore ka filluar, unë do të qëndroj larg

Vendimi i kësaj jave nga SHBA-ja, Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore për të dërguar tanke në Ukrainë vetëm do ta bëjë luftën të zvarritet më gjatë, sipas presidentit të Kroacisë.

“Kjo vetëm do ta zgjasë luftën. Nëse SHBA dhe Rusia nuk mund të bien dakord, gjë që nuk është në horizont, lufta nuk do të përfundojë,” tha Zoran Milanovic të enjten gjatë një vizite në një fabrikë në kryeqytetin Zagreb.

Milanoviç tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk do të marrin pjesë kurrë në këto çështje. “Sipas disave, Lufta e Tretë Botërore ka filluar. Unë do të qëndroj larg kësaj çështjeje. Sa i përket tankeve, tanket ruse dhe ato amerikane mund të digjen njësoj,” tha ai.

SHBA njoftoi të mërkurën se do të dërgojë tanke Abrams në Ukrainë, ndërsa Gjermania, Spanja dhe Norvegjia thanë se do ta furnizojnë atë gjithashtu me tanke të rënda Leopard 2 .

Ukraina ka bërë presion për tanket për disa kohë, së bashku me armë të tjera, duke argumentuar se ato janë të nevojshme për të luftuar një ofensivë të pritshme ruse këtë pranverë.

Të Fundit