“Presidenti ka kohë që s’është më President”, Rama: Meta po shpërdoron postin për partinë që administrohet nga e shoqja!

Nga Vlora ku nisi vaksinimi i stafeve mjekësore me vaksinën antiCovid të Pfizer, kryeministri Rama iu përgjigj edhe Presidentit Meta, i cili prej ditësh deklaron se situata me pandeminë po shkon drejt katastrofës dhe se qeveria duhet të reagojë.

Presidenti ka kohë që s’është më President, por shpërdorues i funksionit të Presidentit në funksion të ndërmarrjes që drejtohet nga e shoqja. Vjen në Vlorë natën fshehurazi, shkon lart e poshtë, natën, shfaqet në makina pa protokollin përkatës, takon njerëz, por me sa duket jo dhe aq shumë dhe i duket e zbrazur Shqipëria se tani njerëzit s’besojnë më tek LSI. E mirëkutoj se zgjedhjet do jenë një katastrofë për LSI

Të Fundit