Presidenti i ri, Alibeaj: Non Gratat nuk kanë të drejtë morale të thonë emra

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat ka folur rreth procedurës së zgjedhjes së presidentit të ri.

Alibeaj tha se ka pasur diskutime me deputetët dhe pritet të kalohet në konsultime me grupet e tjera parlamentare për të zgjedhur një president për shqiptarët.

Sipas tij, janë 4 deputetë që nuk e kanë të drejtën që të thonë emrin e ri të presidentit, për shkak se janë sanksionuar nga SHBA.

“Për presidentin qëndrimi i PD është bërë i qartë nga të gjithë deputetët me mendje të hapur. Do të jetë pjesë e diskutime të mbledhjes së grupit parlamentar. Duke synuar një profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë që ta marrim këtë përgjegjësi dhe është një test politik për të gjitha palët politike që të marrin pjesë në proces. Sipas traditës kalon në konsultime. Do ndodhi mes nesh dhe zëri i çdo deputeti do përcillet. Do them se kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme presidentin. Sipas raporteve të DASH apo OSBE, kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin. Njeri, një profil politik që të mos ketë të bëjë fare me influencën e votave të Non Gratave. Janë 4 deputetët që nuk kanë të drejtën morale të dalin në konkluzione. Morali politik është se duhet të jetë i afektuar nga vota non grata”,-tha Alibeaj.

Të Fundit