Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të vizitojë sot Tiranën, do të takohet me Bajram Begaj – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të vizitojë sot Tiranën, do të takohet me Bajram Begaj

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella nis sot një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit e kreut te shtetit, Bajram Begaj, ka bërë me dije se Presidenti italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të mirëpresë, në dt. 7-8 shtator 2022, Presidentin e Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *