Presidenti Biden: Do ushtroj trysni ndaj liderëve botërorë që të respektojnë të drejtat e njeriut

Për të dytën ditë me radhe bjellorusët që jetojnë në Poloni kanë protestuar duke shfaqur solidaritet me opozitën kundër regjimit të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Ata bën thirrje që të ndërmerren sa më shpejt sanksione kundër liderit autoritar.

Protestuesit po ashtu i kërkojnë Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndihmojnë të lirohet sa më shpejt gazetari opozitar bjellorus Raman Pratasevich dhe e dashura e tij.

Ndërsa, në SHBA Presidenti Joe Biden në fjalimin e tij në ditën e Memories premtoi se do të ushtrojë trysni ndaj liderëve botërorë që të respektojnë të drejtat e njeriut.

“Së fundmi kam pasur një bisedë të gjatë, rreth dy orë me Presidentin Xi, duke ia bërë atij të qartë, se ne nuk mund të bënim asgjë tjetër veçse të flisnim për të drejtat e njeriut në të gjithë botën, sepse kjo është ajo çka ne jemi. Pas disa javësh do të takohem në Gjenevë me Presidentin Putin duke ia bërë edhe atij të qartë se në nuk do ta mbështesim dhe nuk do ta tolerojmë të abuzojë me të drejtat e njeriut”, tha presidenti Biden.

Rusia është duke qëndruar pranë aleatit Lukashenko pavarësisht zemërimit ndërkombëtar për devijimin e një avioni pasagjerësh me pretekstin për një alarm për bombë.

Arrestimi i Pratasevich, një kritik i i Lukashenkos po cilësohet një akt terrorizmi i sponsorizuar nga shteti.

Të Fundit