Premtoi zgjidhje, bashkia Vlore genjen per trajtimin e vajzes me autizem-Stop-8 Qershor 2021

Në 21 maj transmetuam një problematikë nga qyteti i Vlorës.Babai i një vajze 15 vjecare, e cila vuan nga crregullime të spektrit autik, denoncoi neglizhencën e stafit të qendrës komunitare të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Vajza e tij ka rreth 4 muaj, që nuk e frekuenton qendrën, duke humbur dhe terapinë, për shkak të neglizhencës së mësueses, e cila merrej me vajzën në qendër.Gazetari i “Stop” shkoi bashkë me babain e vajzës në qendrën e fëmijëve, për të takuar mësuesen e vajzës. Prindi dhe mësuesja debatuan para kameras për kujdesin e munguar ndaj 15 vjecares.Në këto kushte strukturat e bashkisë premtuan, se 15 vjecarja do t’i rikthehej sërish qendrës dhe trajtimeve, që bënte më parë.Por bashkia ka gënjyer prindin e vajzës dhe gazetarin e emisionit “Stop”, ndaj babai i 15 vjecares kërkoi sërish ndihmën tonë.Pas një debati me drejtoreshën e burimeve njerëzore në bashkinë e Vlorës, kjo e fundit premtoi sërish zgjidhjen e menjëhershme të problemit.

Të Fundit