Prejardhja e Kristofor Kolombit, studimi gjenetik synon t’i japë fund dyshimeve – Stop
Bota, Të Gjitha

Prejardhja e Kristofor Kolombit, studimi gjenetik synon t’i japë fund dyshimeve

Disa shkencëtarë spanjollë kanë vendosur t’i japin fund dyshimeve mbi prejardhjen e Kristofor Kolombit pasi teori të ndryshme në të shkuarën ngrenë hipotezën se eksploruesi mund të ketë qenë me origjinë nga Portugalia ose Spanja, e jo nga Italia, ashtu siç besohet gjerësisht në botën e akademike.

“Nuk ka dyshime nga ana jonë (për origjinën italiane), por mund të sjellim të dhëna objektive që e kundërshtojnë këtë”, tha Antonio Lorente, shkencëtar i studimeve të ADN-së në Universitetin e Granadës në Spanjë.

Historianët mendojnë se Kolombi lindi në Gjenova më 1451.

Universiteti Granadës mirëpriti një grup shkencëtarësh me teori alternative mbi vendlindjen e Kolombit.

“Unë shpresoj që pas këtij hulumtimi të arrijmë në përfundimin që na bashkon në objektivin tonë të përbashkët, i cili është vërtetimi që Kolombi ishte një fisnik spanjoll e jo një marinar gjenovez”, tha Alfonso Sanz, studiues dhe autor, i cili beson se Kolombi lindi në Espinosa de Henares, qytet në qendër të Spanjës.

Rezultatet e fazës së fundit së kërkimit me disa kampionë të vegjël që shkencëtarët mendojnë se janë të Kolombit, djalit të tij Fernando dhe vëllait Diego, do të analizohen në mënyrë të pavarur në Europë dhe Amerikë, ndërsa gjetjet pritet të publikohen në tetor.

Analiza e ADN-së do të rinisë pas 16 vitesh për shkak të mungesës së aparaturave të përshtatshme teknologjike.

Kolombi vdiq në Spanjë në 1506, por dëshira e tij ishte të prehej në ishullin Hispaniola që ndodhet midis Republikës Domenikane dhe Haitit, dëshirë e cila iu plotësua në 1542.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *