Porodinë, 200 shtëpi pa hipotekë prej 18 vjetësh, Stop zgjidh problemin. 30 mars 2018

Plot 200 shtëpi në fshatin Porodinë të Korcës janë të paregjistruara në hipotekë. Gazetarja e “Stop” shkon në këtë fshat, për të kuptuar dhe zgjidhur problematikën e mbartur.Banorët e fshatit thonë, se paguajnë të gjitha detyrimet, por që në vitin 2000 kryeplaku i fshatit dhe kryetari i komunës nuk kanë plotësuar formularin 01. Për pasojë, askush nuk bën dot asnjë lëvizje me shtëpinë e tij.Gazetarja me 50 burra të fshatit mësyjnë në zyrat e hipotekës, ku drejtori Leftjon Bardho, sqaron procedurat, që duhet të ndjekin banorët e Porodinës dhe shpreh gatishmërinë për zgjidhjen e shpejtë të problemit gati 20 vjecar.

Të Fundit